Ndërtimi i bunkerit, ish të përndjekurit: Protesta masive nëse qeveria s'tërhiqet

Protesta e 8 dhjetorit do të përsëritet sërish nëse qeveria nuk ndal ndërtimet për bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. Ka qenë ky paralajmërimi i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë, drejtuar mazhorancës që sipas tyre po ringren simbolet e regjimit komunist.Ish të përndjekurit politikë paralajmërojnë vijimin e protestave nëse qeveria vijon punimet për ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.Në një deklaratë për mediat kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve politike, Besim Ndregjoni është shprehur se nëse Kryeministri i vendit Edi Rama do të vijojë të ringrejë simbolet e komunizmit, protesta e 8 dhjetorit do të përsëritet.Besim Ndregjoni: “ Mendjemadhësinë , urrejtjen utopike të Kryeministrit për shtresën anti-komuniste për të rikthyer simbolet e komunizmit, ne të mbijetuarit e dikaturës do t’i përgjigjemi si me 8 dhjetor me aktin tonë madhor moral: jo rikthimit të simboleve të dikaturës enveriste në vendet publike.”Reagimi i shoqatës së ish të përndjekurve politikë vjen pasi sipas tyre Këshilltari i Kryeministrit Artan Shkreli, është shprehur se do të vazhdojnë ndërtimet për bunkerin.Në reagim thuhet gjithashtu se ish të përndjekurit janë të vendosur për të mos toleruar asnjë symbol të komunizmit./Oranews.tv/