Vuçiç: S’pranojmë shantazhin e pakicës, nëse ka referendum, serbët do votojnë pro
Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se është i bindur se shumica e qytetarëve të Serbisë do ta pranonin marrrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse duhet të dalin në referendum.Ai ka thënë se qeveria nuk do të pranojë shantazhin e pakicës."Presim vendimin përfundimtar të serbëve të Kosovës. Referendumi ka kuptim nëse ata janë të gatshëm ta zbatojnë, në rast se rezultati nuk shkon në favor të tyre", ka thënë Vuçiç gjatë një vizite në Zagreb.Ai ka riktujtuar se ka ofruar dorëheqjen, nëse marrëveshja nuk kalon në referendum.Beogradi ka paralajmëruar mundësinë e shpalljes së referendumit në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën, duke e përfshirë edhe territorin e Kosovës.Mbajtja e nje referendumi në Kosovë është kundërshtuar nga zyrtarët kosovarë.