Jahjaga: Serbia s`mund të organizojë referendum në Kosovë
Serbia nuk mund të organizojë referendum brenda territorit të Kosovës. Kjo është përgjigja që presidentja Atifete Jahjaga dhe dhënë pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nëse është e nevojshme për marrëveshjen e Brukselit do të organizohet edhe referendumi, duke përfshi edhe territorin e Kosovës.Zëdhënësi i presidentes së Kosovës ka thënë për mediat se asnjë shtet tjetër përveç Kosovës nuk mund të organizojë referendum.Ideja për referendumin rreth marrëveshjes Thaçi - Daçiç, ka lindur pas takimit që liderët e komunave veriore të Kosovës zhvilluan të enjten me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë.Liderët e komunave veriore të Kosovës kanë insistuar vazhdimisht për këtë referendum.Ndërkohë mbajtja e referendumit serb konsiderohet se mund të ketë shumë efekte, ku përfshihet edhe dështimi i marrëveshjes me Prishtinën. Gjithastu nëse serbët e Kosovës do ta kundërshtonin atë kjo do të pasohej me rënien e qeverisë në Beograd dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje.Kurse për Prishtinën, organizimi i këtij referendumi brenda territorit të Kosovës do të ishte një veprim në kundërshtim me kushtetutën dhe integritetin e saj.