Siria përdori armë kimike? Obama: Na duhen më shumë fakte për ta vërtetuar

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të "rivlerësojnë" alternativat e tyre lidhur me çështjen e Sirisë, nëse mund të vërtetohet që qeveria e Presidentit Bashar al-Asad ka përdorur armë kimike kundër popullit të saj.Presidenti Obama përsëriti sot në një konferencë shtypi, 100 ditë në pas fillimit të mandatit të tij të dytë, se përdorimi i armëve kimike do të ishte një faktor vendimtar që do të ndryshonte qëndrimin amerikan, por ai tha se ishte e nevojshme të diheshin të gjitha faktet.Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se që në fillim të vitit të kaluar, ai i kishte kërkuar Pentagonit, ushtarakëve dhe zyrtarëve të shërbimeve të zbulimit të përgatisnin për të alternativat që mund të ishin në dispozicion. Por ai nuk pranoi të përmendte detaje në lidhje me llojet e veprimeve ushtarake që do të mund të përfshiheshin.Ai tha se SHBA-ja është tashmë "thellësisht e angazhuar" në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për situatën në Siri.