Europa mbetet e “papunë”, 19 mln njerëz në udhëkryq

Në rekorde të reja ka arritur numri i të papunëve në Eurozonë! Për muajin mars zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat, ka publikuar raportin sipas të cilit papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euro, ka kapur nivelin e 12,1%, që do të thotë se rreth 19.2 milionë shtetas të Eurozonës janë të paaftë të sigurojnë një punë, ndonëse e kërkojnë një të tillë.Ndërsa inflacioni preku nivelin më të ulët të tre viteve të fundit, duke rritur pritshmëritë e reduktimit të normës bazë të interesit nga Banka Qëndrore Europiane.Ndër shtet më të prekuara mbetet Greqia me 27,2% të forcës aktive papunë. Në vend të dytë renditet Spanja, ekonomia e katërt më e fuqishme e Eurozonës me 26,7% të papunë.Secili prej këtyre dy vendeve ka një nivel papunësie mbi 50%, përsa i përket papunësisë së të rinjve, në grupmoshën 18-25 vjeç.Shkalla më e ulët e papunësisë ka qënë në Austri me 4.7% dhe në Gjermani 5.4 %. Këto janë dy vendet më pak të prekura nga papunësia brenda Eurozonës.Ndërkohë, të dhëna paralele të Eurostatit treguan se inflacioni u reduktua në prill në 1,2%, niveli më i ulët i tre viteve të fundit.