Shpërthim i fuqishëm në Damask

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar për një shpërthim të fuqishëm në qendër të Damaskut.Sipas informacioneve, 13 njerëz janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur.Në anën tjetër, Oservatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se bëhet fjalë për nëntë civilë të vrarë dhe tre pjesëtarë të sigurisë.Pamjet televizive kanë treguar shtëllunga të mëdha tymi dhe trupa njerëzish nëpër rrugë.Shpërthimi vjen një ditë pas një tjetër sulmi në Damask, që kishte në shënjestër kryeministrin e Sirisë, Wael al-Halki.Ky i fundit ka shpëtuar i palënduar, por një prej rojeve të tij dhe pesë njerëz të tjerë janë vrarë.Konflikti civil në Siri ka nisur që në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.