Letta nisë turin e tij të "parë "në Europë

Italia ka bërë një 'Progres të rëndësishëm "në drejtim të adresimit për dobësitë e ekonomisë shrehu Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e ri italian Enriko Leta, në Berlin.Kryeministri jo shume orë pas emerimit të tij në këtë post dhe  pasi ka marrë dhe votat në senat, ka nisur turin e tij të shkurtër në gjermani,francë dhe bruksel.Në ndalesën e tij të parë zyrtarë Enrico leta ka dërguar një mesazh të qartë  se italia nuk do të devijojë nga politikat e rimëkëmbjes ekonomike. Qeveria e e rë dëshiron të adoptojë një axhendë të bazuar më shumë në zhvillimin dhe më pak në masat shtrënguese, në mënyrë që  të ringjallë ekonominë italiane." Kjo është një qeveri që dëshiron të përdorë gjithë fuqinë e saj politike për të punuar në dy drejtime: kryesisht për të rivendosur besimin e qytetarëve italianë ndaj  politikës dhe të luftoj papunësinë, "tha Leta.Nga ana e saj kancelarja gjermane theksoi se italia është mbëshjte e madhe e eurozonës dhe ajo duhet së shpejti të rimëkëmbet."Qëllimi përfundimtar yni, tha Merkel, nuk janë përqindjet e mungesës ose zhvillimi, por për të vënë përsëri njërëzit në punë".Ndërkaq, sipas shtypit italian, Enrico Leta duket se kërkuar nga Kancelarja gjermane, "këshilla se si të udhëheq  koalicionin e madh."Në takimet e tij,  kryeministri italian do të takohet të mërkurën në Paris me presidentin francez, François Hollande, ndërsa të enjten do të mbajë bisedime në Bruksel me Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso.