Itali, shkatërrohet celula islamike

Një celulë islamike me bazë në tre rajone të Italisë dhe në Belgjikë është shkatërruar nga karabinierët e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar gjashtë persona.Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave personat e arrestuar akuzohen për organizim të terrorizmit ndërkombëtar dhe nxitjen e urrejtjes mes racave.Personat e arrestuar, mes bëhet e ditur, janë shtetas marokenë dhe tunizianë dhe kanë qenë në kontakte të ngushta me eksponentë të spikatur të terrorizmit ndërkombëtar.Gjashtë të arrestuarit bënin thirrje për luftë të shenjtë dhe sulme vetëvrasëse në Perëndim dhe në zonat e luftës, kanë treguar hetimet e kryera nga Reparti i Operacioneve Speciale.