Obama: Përpjekje të re për mbylljen e Guantanamos

Ndërsa  greva e urisë e të borgosurve në Guantanamo vazhdon, presidenti amerikan, Barack Obama nga Shtëpia e Bardhë ka premtuar  një përpjekje të re për mbylljen e burgut famëkeq në Kubë. Në të cilin  ushtria amerikane mban të izoluar 166 persona që dyshohet si terroristë ose të lidhur me terrorizmin.Obama nga Shtëpia e Bardhë tha se burgu është kundër vlerave dhe interesave të Shteteve të Bashkuara. Duke e mbajtur atë hapur ne i krijojmë SHBA-ve vetëm probleme.Ai citoi  disa vendime të gjykatave civile dhënë kundër personave të akuzuar për terrorizëm, për të justifikuar se sistemi gjyqësor civil është i përshtatshëm për hulumtime te tilla.Presidenti amerikan gjatë fushatës elektorale për mandatin e parë, kishte premtuar se do ta mbullte Guantanamon. Por kongresi amerikan refuzoi një kërkesë të tillë në mënyre apsolute.Të martën, Obama premtoi se përpjekjet e tij do të shtrihen në bazë të gjërë konsultimesh me juristë e politikanë. para gazetarëve ai tha  se ka ngarkuar një grup zyrtarësh të rishikojnë operacionet në Guantanamo duke shtuar  se nuk është i habitur që atje ka probleme."Është joefikas, na lëndon ne dhe imazhin tonë në arenën ndërkombëtare, minon bashkëpunimin me aleatët tanë në luftën kundër terrorizmit, por është edhe një arsye më shumë për rritjen e ekstremizmit. Duhe të mbyllet", tha Obama.Guantanamo është rikthyer në qendër të vëmendjes së politikës dhe opinionit publik amerikan pas grevës së urisë të më shuëm se 100 të burgosurve të cilët kundërshtojnë mbajtjen në kushte të vështira dhe pa afat në këtë burg.