Siri, qëllohet me raketa avioni rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 11:45
Dy raketa tokë-ajër kanë qëlluar nga persona të panjohur ndaj një avioni pasagjerësh rus që po fluturonte në qiejtë sirianë.Lajmin e bën të ditur agjencia “Interfax”, që citon një burim jo shumë të besueshëm, që thotë se e ka marrë informacionin nga qeveria e Damaskut.Ai ka saktësuar se ekuipazhi i avionit ka arritur të bëjë një manovër të menjëhershme duke shpëtuar pasagjerët që po transportoheshin.Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin rreth 200 persona që ktheheshin nga një lokalitet turistik egjiptian, ka shtuar burimi në kushte anonimati.Agjencia e lajmeve “Interfax” saktëson më tej se nuk ka informacione zyrtare për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur mëngjesin e së hënës por është raportuar në orët e fundit.