Shpërthimi në Pragë, Kryebashkiaku: S’ka qenë terrorist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2013, 22:35
Kryebashkiaku i Pragës, Bohuslav Svoboda, ka konfirmuar se terrorizmi nuk ka qenë shkak i shpërthimit të fuqishëm, që ka ndodhur të hënën në qendër të kryeqytetit çek.Ai u ka thënë gazetarëve se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit natyror.Së paku 40 njerëz janë lënduar në incidentin që ka ndodhur në një ndërtesë pranë Teatrit Kombëtar në Pragë.Punëtorët e shpëtimit kanë qenë duke kërkuar për tre njerëz të zhdukur, që mund të jenë nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar.Por, Svoboda ka thënë se qentë nuhatës nuk kanë arritur të gjejnë askënd.Shpërthimi ka shkatërruar dritaret e ndërtesave pranë dhe është dëgjuar rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.