Itali, shpresë për të dalë nga recesioni

Qeveria e re në Romë duhet të përballet menjëherë me probleme urgjente. Vendi është në një recesion të thellë, numri i falimentimeve është rritur me shpejtësi  dhe në këtë mënyrë edhe papunësia.Të gjitha shpresat janë varur tani tek 46-vjeçari Enrico Letta.  Ai pritet ta nxjerrë Italinë nga kriza. Politikani i majtë arriti të krijojë një aleancë të gjerë duke përfshirë nëtë gjithashtu edhe aleancën e qendrës së djathtë të ish kryeministrit Silvio Berluskoni.Partia separatiste Lega Nord, lëvizja populiste e protestës "Pesë Yje"dhe partia e majtë SEL do të jenë në opozitë.Në mesin e 21 ministrave të kabinetit të ri ka shumë gra dhe politikanë të rinj.  Ministrja më e spikatur është Emma Bonino. Ish-komisionerja e BE-së do të jetë ministëre e Jashtme.Ministria e Brendshme do të jetë sërish e partisë së Berluskonit: Angelino Alfano, kreu i partisë së djathtë PDL do të jetë ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministër. Berluskoni vetë është e qetë   ai ka qenë katër herë kryeministër i Italisë.Ministria e Ekonomisë dhe e Financave do të drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore, Fabrizio Saccomanni.Si kryeministrit i ri i Italisë, Letta dëshiron të angazhohet fuqimisht në BE në favor të heqjes dorë prek kursit të kursimit të fortë dhe në të njëjtën kohë për më shumë rritje dhe investime  në mënyrë që italianëve të mund t'u lindin sërish shpresa në mes të krizës.