Shembja e pallatit në Bangladesh, përpjekje për të shpëtuar 9 persona

Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur më te gjitha mënyrat për të shpëtuar rreth nëntë njerëz të vendosura në rrënojat e një kompleksi të fabrikës u shemb në kryeqytetin Dhaka në  Bangladesh.Sipas korespondntëve të mediave ndërkombëtare kjo është një garë kundër kohës para se zyrtarët të sjellë në makineri të rënda. Situata është rënduar, e ndërsa  era e organeve të dekompozuar ka bërë punën më të vështirë.Më shumë se 350 njerëz kanë vdekur që prej katastrofës së mërkurës dhe qindra të tjerë janë të zhdukur.Të dielën, dy persona të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat e ndërtesës tetë-katëshe e ndërsa operacioni  i shpëtimit hyri në ditën e pestë.Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nzjerrë një grup prej nëntë të mbijetuarish. Por me shpresat e venitura për ata që janë ende të bllokuar, zyrtarët kanë në plan për të sjellë në vinça brenda orëve të ardhshme.Të shtunën një total prej 29  persona  u  nxorrën nga rrënojat. Nga ana tjetër policia deri më tani kanë arrestuar tre pronarët e fabrikës  dy inxhinierët  në lidhje me fatkeqësinë.