Sërish viktima nga bombat në Pakistan
Policia në Pakistan ka deklaruar se një bombë e vendosur në rrugë ka shpërthyer në qytetin veriperëndimor të Peshauarit.Zyrtarët policorë thanë se të paktën katër persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur në sulmin e së hënës.Shefi i policisë së Peshauarit, Liaqat Ali Khan tha se sulmi kishte në shënjestër një patrullë policore.Raportet thanë se shumë nga viktimat gjendeshin në një autobus, që u dëmtua nga shpërthimi.Dhuna ka shënuar rritje në Pakistan para zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm.Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.Të dielën nga bombat që kishin në shënjestër politikanë në Pakistanin veri-perëndimor u vranë 11 persona.Vala e dhunës politike ka lënë të vrarë të paktën 60 persona në javët e fundit, dhe shumë nga sulmet ishin të drejtuara kundër kandidatëve nga partitë skeulare që kundërshtojnë talebanët.