Shpërthim i fuqishëm në Pragë, dhjetëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Pragës duke plagosur rreth 40 persona.Policia tha se shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë në afërsi të Teatrit Kombëtar në Pragë, jo larg nga lumi Vltava.Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në ndërtesë ndërsa mësohet se nga shpërthimi janë thyer dritaret e ndërtesave në afërsi dhe thuhet është dëgjuar një kilometër larg.Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia e ka evakuuar një shkollë afër ndërtesës.