Rusia dhe Japonia zotohen për zgjidhjen e kontestit territorial

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë zotuar se do të rrisin përpjekjet për zgjidhjen e kontestit territorial në Pacifikun Verior.Bëhet fjalë për ishujt Kurile, siç njihen në Rusi, apo Terriotoret Veriore, siç iu referohet Japonia.Mosmarrëveshja për pronësinë e tyre ka penguar dy vendet që të nënshkruajnë traktatin, i cili formalisht i jep fund Luftës së Dytë Botërore.Në deklaratën e përbashkët të Putinit dhe Abes thuhet se “është abnormale që dy vendet nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje gati 68 vjet pasi aksionet ushtarake të Luftës së Dytë Botërore kanë përfunduar”.Takimi i së hënës në Moskë ka qenë i pari midis liderëve rusë dhe japonezë në disa dekada.Putin dhe Abe kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet ekonomike.