Kryeministri sirian i mbijeton një atentati me bombë, vdes truproja e tij
Kryeministri sirian Wael al-Halaqi, i ka mbijetuar një atentati me bombë. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare shpërthimi ndodhi në zonën e Mazehut në kryeqytetin sirian Damask dhe kishte për qëllim makinën ku po udhëtonte kryeministri.Ende nuk ka raporte për numrin e viktimave, e ndërsa flitet se njëri nga truprojat ka humbur jetën nga shpërthimi.Një zyrtar i paidentifikuar sirian tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vendosur nën një makinë të parkuar në zonë. Më herët një tjetër raport tha se ishte një sulm vetëvrasës. Pamjet nga video amatore tregojnë mbeturinat duke u djegur dhe zjarrfikësit në përpjekje për të vënë nënkontroll zjarrin.Televizioni shtetëror sirian tha se shpërthimi kamikaz ka ndodhur në një pjesë që njihet për trafik të rënduar.Mazehu është një zonë që kontrollohet nga qeveria siriane dhe ku ndodhet një aeroport ushtarak i cili luan rol kyç në mbrojtjen e regjimit.Forcat siriane dhe rebelët kanë muaj që luftojnë përreth Damaskut. Ky sulm nuk është i pari që ndodh brenda zonave të kontrolluara nga qeveria.