Vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve në Bangladesh

Kërkimet për të mbijetuarit nën ndërtesën e shembur në kryeqytetin Daka të Bangladeshit kanë hyrë në ditë e 6, por zyrtarët thonë se tani shpresat janë shuar.Nga shembja e godinës Rana Plaza të mërkuren deri më tani janë regjistruar të paktën 380 të vdekur. Policia ka mundur të arrestojë pronarin e ndërtesës e ndërsa do të përballet me akuzat e neglizhencës, së bashku me dy inxhinierët.Kryeministri Sheikh Hasina ka vizituar vendin për herë të parë, si dhe të mbijetuarit në spital. Të dielën pasdite, një zjarr ndërpreu punën e forcave të kërkim shpëtimit në ndërtesë.Të paktën 3.000 persona vlerësohet të ketë qenë në ndërtesë kur ajo u shemb. Rreth 2430 tani janë  verifikuar se kanë mbijetuar.Nuk ka asnjë shifër zyrtare mbi numrin e personave ende të pagjetur, por Akram Hossain, një zëvendës drejtor i shërbimit zjarrfikës, tha se shanset e mbijetesës së tyre pakësohen nga minuta në minutë.Zemërimi për rrëzimin e ndërtesës ka shkaktuar ditët fundit protestave të dhunshme në Daka. Bangladeshi ka një prej industrive të veshjeve më të mëdha në botë, duke siguruar veshje të lirë për shitësit perëndimore, të cilat përfitojnë nga puna me kosto të ulët.