CIA para në Afganistan, Karzai: Kemi marrë, por jo shuma të mëdha

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka konfirmuar se zyra e tij ka marrë para nga CIA.Karzai ka thënë sot se Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka marrë “para nga CIA në 10 vjetët e kaluar”.“Shuma nuk ka qenë e madhe, ka qenë e vogël dhe fondet janë shpenzuar për të plagosurit, të sëmurit dhe qëllime të tjera të mira”, ka thënë Karzai.Komentet e tij pasojnë raportimin e gazetës New York Times se Agjencia e Inteligjencës së SHBA-së ka dhënë dhjetëra miliona dollarë para të gatshme për Karzain.Për më shumë se një dekadë, thote 'New York Times', tufa te tera dollaresh amerikane, te ngjeshur ne valixhe, çanta shpine apo ndonjehere sipas rastit, edhe qese te thjeshta plastike, jane lene afersisht çdo muaj ne zyrat e Presidentit, Hamid Karzai.Dhjetera milione dollare ka derguar ne vendin e trazuar Agjensia Qendrore e Inteligjences, sipas keshilltareve te presidentit afgane."Ne i quajme 'para fantazme' thote per gazeten prestigjoze Khalil Roman, zevendesshef i stafit te Karzait ne periudhen e viteve 2002-2005. "Fshehurazi vinin, fshehurazi iknin", shton ai. CIA, qe nuk ka bere asnje koment mbi kete artikull, prej kohesh i ka mbeshtetur te afermit dhe ndihmesit e ngushte te Karzait.Por parate fantazmë, të dërguara direkt në zyren e tij dëshmojnë pagesa të bëra në një shkalle shume me te gjere dhe me nje impakt goxha me te madh mbi qeverisjen e perditshme. Megjithate, pak prova ka se ky investim ka mundur te prodhoje vertet influencen e kerkuar nga CIA.Ne vend te kesaj, disa zyrtare amerikane thone se parate kane shtuar korrupsionin e kane fuqizuar akoma me shume lordet e luftes duke minuar strategjine e Washingtonit per largimin nga Afganistani. Burimi me i madh i korrupsionit ne kete vend citon 'New York Times' nje prej ketyre zyrtareve qe kane ruajtuar anonimatin, jane vete Shtetet e Bashkuara.Amerika nuk eshte e vetmja qe ka mbajtur presidentin afgan me para. Vete Karzai e ka pranuar vite me pare se Irani i dergonte rregullisht çanta me te holla ndihmesve te tij kryesore.