Shpërthimet në Boston, fakte të reja dalin në dritë

E ndërsa hetimet për ngjarjet e Bostonit vazhdojnë, faktet e reja duket se po çorodisin edhe hetuesit. Dy vjet më parë autoritetet ruse kishin përgjuar një bisedë telefonike shqetësuese midis njërit prej të dyshuarve dhe nënës së tij. Zyrtarët amerikanë thonë se këtë informacion e kishin marrë tepër vonë.Sipas rrejtit televiziv ABC, biseda telefonike e regjistruar midis Tamerlan Tsarnaevit dhe nënës së tij në vitin 2011, i shqetësoi aq shumë autoritetet ruse sa që ata i kërkuan Shteteve të Bashkuara të hetonin Tamerlanin.Nga këto kaseta mund të dalin të dhëna të reja kritike, ndërkohë që hetuesit përpiqen të zbulojnë sa më shumë për jetën e Tamerlanit, tashmë i ndarë nga jeta dhe vëllait të tij Dzhokhar.Nuk dihet nëse zyrtarët mundën të gjenin kompjuterin laptop të Tamerlan Tsarnaevit në një depozitë mbeturinash, por sipas njoftimeve, hetuesit gjetën telefonin e tij celular në një apartament.Vëmendja tani duket të jetë përqëndruar tek zbulimi i një person me emrin Misha, që thuhet të ketë ndikuar tek Tamerlani dhe madje mund të jetë personi që e ka radikalizuar atë. Mamaja e tij quan Mishën vetëm një mik.Njoftimet thonë hetuesit mund ta kenë identifikuar Mishën, por nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë lidhje me shpërthimet e Bostonit.