Qeveria Letta merr votëbesimin, Kryeministri italian: BE të ndryshojë qëndrim
Prioritet i qeverisë së re në italinë e zhytur në krizë janë të rinjtë dhe hapja e vëndeve të punes. Për realizimin e këtyre reformave kryeministri i ri italian Enrico Leta ka vendosur një afat kohor prej 18 muajsh. Letta duke prezantuar progamin e tij së bashku me Sekretarin e të djathtës së Berluskonit dhe zëvendës kryeministrin Angelina Alfano u shreh se "Vetëm me rregullimin fiskal Italia po vdes. Politikat për zhvillim he shërim nuk mund të presin më gjatë, "tha ai gjatë fjalimit të tij të parë në Parlament.47 vjecari, Enrico Leta do të marrë votën e besimit nga parlamenti të hënën, ndërsa të martën koalicioni i madh që mori frerët e Italisë, pas dy muajve të kaosit politik do të marrë votën e besimit nga senati. Kryeministri i ri thirret të nxjerrë vendin nga kriza, kohezioni dhe të rivendosë besimin e italianëve në sistemin politik. Politikani i majtë arriti të krijojë një aleancë të gjerë duke përfshirë në të gjithashtu edhe aleancën e qendrës së djathtë të ish kryeministrit Silvio Berluskoni.Leta duke paraqitur programin e tij, siguroi se Italia do të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së ,për buxhetin dhe situatën fiskale, por njëkohësisht ai dergoi një mesazh të fortë se "rimëkëmbja në vend nuk mund të presë". Ky do të jetë dhe mesazhi që Leta do të marrë në një turne të shpejt që do të mbajë këtë javë në Bruksel, Paris dhe Berlin, duke i kërkuar partnerëve politik nga komuniteti për zhvillimin në nivel europian dhe për të ri-vërtetuar angazhimet italiane.Qeveria e re mblidhet një ditë pas betimit në ceremoninë e cila u pengua nga të shtënat në Piazza Montecitorio ,ku një 49-vjeçar i papunë nga rajoni i varfër i Kalabrisë qëlloi në drejtim të Kryeministrisë, duke plagosur dy karabinierë dhe një grua që po kalonte rastësisht. Votimi pritet në mbrëmje, ndërsa e njëjta procedurë do të ndiqet të martën në Senat.