Guantanamo, grevë urie e të burgosurve
Vijon të rritet numri i të burgosurve që i bashkohen greves së urisë në burgun Guantanamo. Sipas autoriteteve amerikane mbi 100 nga 166 të burgosurit mbahen me serume, ndërsa 20 prej tyre ushqehen me forcë.Ushqimi me detyrim është një metodë që ka ngjallur kritika, nga organizata e të drejtave të njëriut, por kjo mënyre shmang problemet për ushtarakët që drejtojnë burgun.Të burgosurit në Guantanamo nisën grevën e urisë tre muaj më parë si formë proteste kundër kushteve të këqia dhe burgosjes pa afat.Nga 166 të burgosurit në burgun famëkeq të Kubës, vetëm 9 janë akuzuar dhe dënuar për krime që kanë lidhje me terrorizmin.Të burgosurit janë nga 23 vende të ndryshme të botës dhe prej kohësh organizata të të drejtave të njeriut kërkojnë lirimin e tyre. Më shumë se gjysma e të burgosurve kanë marrë autorizimin për t'u liruar, por një vendim i Kongresit kufizon këto autorizime.2/3 e personave që duhet të lirohen janë nga Jemeni, të cilëve administrata Obama i ka ndaluar riatdhesimin e tyre për shkak të trazirave në vendin e gadishullit Arab.