Përleshje në Meksikë, 10 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2013, 08:25
Dhjetë persona kanë gjetur vdekjen pas përleshjeve mes grupeve të armatosura në Meksikën Perëndimore.Mediat lokale thonë se dhuna ka shpërthyer afër një qyteti në shtetin meksikan të Michoacanit.Viktimat thuhet se janë pjesë e nje grupi vigjilent, që u ngrit në rajon, me pretendimin se policia federale dhe ajo shtetërore nuk po i mbronin ata nga bandat kriminale.Raportimet e mediave thonë se grupet e armatosura me pushkë dhe granata kanë sulmuar postblloqet e grupit.Michoacan është qendër e madhe e prodhimit të metamfetaminës.Bandat rivale luftojnë për terren ndërsa prodhojnë drogë në laboratore në rajonet malore të shtetit të varfër, ku kultivohet gjithashtu edhe marihuana dhe opiumi.