Iraku ndalon transmetimet e Al-Jazeeras
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2013, 13:30
Autoritetet irakiane kanë pezulluar licencat e transmetuesit të Al-Jazeeras dhe nëntë kanaleve të tjera satelitore, me arsyetimin se po promovojnë dhunën dhe sektarizmit.Mujahid Abu al-Hail, nga Komisioni për Komunikime dhe Media, ka thënë se masa nënkupton “ndalimin e punës dhe të aktiviteteve të tyre në Irak”.Al-Jazeera thotë se nuk ka qenë e njoftuar zyrtarisht për ndalesën.Ky hap vjen pas vrasjes së më shumë se 180 persomave në dhunën midis forcave të sigurisë dhe protestuesve sunitë, që ka shpërthyer të martën në veri të Irakut.