Evropa po humbet qytetarët e saj, bie besimi tek BE

Evropa po humbet qytetarët e saj. Që prej shpërthimit të krizës së euros, besimi i njerëzve në BE ka rënë në mënyrë dramatike. Edhe në vende e tilla si Gjermania tradicionalisht të njohura si pro-evropiane.Besimi i qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian ka rënë ndjeshëm në mes të vitit 2009 dhe 2012, veçanërisht të prekura, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të BE-së, janë shtetet e Evropës Jugore të cilat po luftojnë me programet e ristrukturimit dhe një krizë masive ekonomike.Në Spanjë, vetëm një pakicë e njerëzve prej 20 përqind besojnë ende në BE, në vitin 2009 kanë qenë 56 për qind. Edhe italianët e kapluar nga kriza janë bërë po ashtu euroskeptikë. Besimi i tyre në BE në periudhën e njëjtë ka rënë nga 52 në 31 për qind.Edhe në vendet relativisht me ekonomi të qëndrueshme si Gjermania dhe Franca, Bashkimi Evropian e ka humbur prestigjin e saj. Kështu vetëm 30 për qind e gjermënavë besojnë ende në BE. Bëhet fjalë për një rënie prej 14 për qind në krahasim me vitin 2009. Në Francë, besimi ra me 8 pikë përqindjeje në 34 për qind. Këto shifra janë pjesë e Eurobarometrit më të fundit dhe mblidhen me kërkesë të Bashkimit Evropian."Në këtë krizë  të gjithë evropianët, e shohin veten si viktimë" thotë politlogu, Jose Ignacio Torreblanca. Ai thekson se njerëzit kanë frikë nga e ardhmja, frikë për vendet e tyre të punës, frikë për standardin e tyre të jetesës. Dhe fajin për krizën ia hedhin Evropës.