Danimarkë, ndalohen 15 shqiptarë, tentonin të kalonin në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2013, 10:15
Policia daneze arrestoi të shtunën 15 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin që nga porti Esbjerg përmes transportit ilegal të hynin në Britaninë e Madhe.Policia kufitare e Danimarkës informoi se 15 shtetasit shqiptarë u ndaluan me pasaporta të rregullta shqiptare, informojnë mediat.Ata kishin hyrë brenda hapësirës së portit, dhe po tentonin që të futeshin në disa kontejnerë në anijet transportuese që kishin si destinacion Britaninë.Shtetasit shqiptarë para një gjykate daneze pranuan se po tentonin që ilegalisht të shkonin në Britani për qëllime pune.Ndërkohë pritet që të bëhet ekstradimi i tyre në Shqipëri dhe të jepet masa për hyrje në territorin e shtetit të Danimarkës.