Afganistan, talebanët shpallin ofensivë
Talebanët afganë bënë të ditur nisjen e një ofensive të gjerë të pranverës kundër forcave të koalicionit të ISAF-it në vend.Ofensivës i është vendosur emri Khalid bin Waleed, sipas gjeneralit që bashkoi për herë të parë Arabinë, duke mposhtur ushtritë romako-bizantine.Mbetet ende për të parë se cila do të jetë forca e vërtetë e kësaj ofensive të tabelanëve.Në deklaratën e luftëtarëve radikalë, shkruhej se midis metodave të tjera do të përdoren edhe sulmet kamikaze dhe aksionet “e martirizimit kolektiv”, që do të kenë në qendër të shënjestrës së tyre bazat e huaja, qëndrat e tyre diplomatike dhe aeroportët e përdorur për pushtimin.Ndërsa forcat e koalicionit përgatiten të tërhiqen nga Afganistani brenda vitit 2014, shqetësimi ndërkombëtar mbi mundësinë që qeveria e Kabulit të jetë në gjendje të mposhtë rrezikun taleban pas kësaj date është në rritje, për shkak të inefikasitetit të trupave afgane të sigurisë dhe forcimit gradial të talebanëve.