Berisha: Rama e ka humbur betejën, nuk ka kthim të Ilirjan Muhos në KQZ

Lideri i mazhorancës Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Rama se përmes betejës së tij të parafundit politike po tenton të rikthejë Ilirjan Muhon në KQZ. Nga qyteti i Lezhës, Berisha e garantoi rivalin e tij politik se ai mund t’ia veshë kostumin e deputetit përfaqësuesit të LSI, por asnjëherë ta rikthejë më në KQZ.“Pasi tentoi të shtyjë datën e zgjedhjeve, sepse duhet ta dinin se zoti. Rama ditën e gjykimit e ka ditën e tmerrit. Pasi tentoi të vërë në kolaps institucionin e zgjedhjeve tani bën betejën e Muhos, i them se kjo është beteja e parafundit , se të fundit e ka me 23 qershor. I them zotit Rama se kur të kthehet Muho, është kthyer Kuqoja 2 herë më shpejt. Harroje, bëji të dy deputetë ,por në KQZ nuk i kthen dot më” deklaroi ai.Berisha është ndalur edhe në incidentin e Kryesocialistit në Vjenë, ku sipas tij nga frika e dështimit të radhës e ka humbur kontrollin.“Në palën tjetër ka frikë, tmerr nga disfata e radhës. Kur i thashë 10 ditë më parë kontrolloje dëshpërimin, frikën dhe tmerrin që të ka kapur, pati njerëz që më panë me habi por ja cndodhi në Vjenëajo që ska nddhur asnjeherë në historinë politike,vajti në një vend mik kreu një akt nga më ordinerët dhe më poshtëruesit. Do lëmë me gisht në gojë të gjithë ata që thonë se shqiptarët s’mund dhe s’dinë të votojnë. U them atyre mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të votojnë dhe respektojnë cdo rezultat” deklaroi Berisha.

Këto deklarata lidershipi i selisë blu i bëri gjatë inagurimit të impiantit  për përpunimin e ujërave të zeza, ku tha se alternativa e PD për mandatin e ardhshëm i të djathtës është Shqipëria e zhvilluar, punësim dhe mirëqënie për qytetarët shqiptarë. Kjo alternativë, shtoi ai, është lehtësisht e dallueshme nga ajo cfarë ofron kampi tjetër, rrënim të të pasurve dhe shkurtim të vendeve të punës.

“Po shkojmë drejt zgjedhjeve me një program që do bëjë shqiptarët të harrojnë këto që kemi realizuar në 2 mandate, një program që do bëjë që brigjet e Shqipërisë ti vizitojnë 7 mln turistë në vit nga mbarë bota, plan që do krijojë 250 mijë vende pune. Katër vitet që vinë, ne që u zotuam për Shqipërinë dixhitale do bëjmë që Shqipëria të jetë lider në rajon sa i përket teknologjisë më të lartë. Do finalizojmë infrastrukturën moderne, do trefishojmë grantet për fermerët, do bëjmë gjithcka për një cilësi më të lartë të shkollimit dhe punësimit të të rinjve. Katër vitet që vinë, Shqipëria do marrë statusin dhe negociatat për anëtarësimin në BE. Çfarë pfron pala tjetër, një mal 10 herë më të madhe që keni këtu me mashtrime dhe trillime, shpifje, taksat e etërve të tyre. Mos harroni se shumë prej nesh jemi rritur në një sistem ku thuhej se jemi vendi i vetëm në botë pa taksa, këtë thotë dhe ky, ndërkohë që ishim i vetmi vend në botë që mundi i 8 mujave të punës tonë shkonte te qeveria. Qëllimi i tyre është rrënimi i të pasurve. Ai thotë se PD votohet nga të avarfërit, i them se e kam për nder. Së dyti do ti them se kurrë s’mund të ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit, por me reforma që ju japin atyre një shans të dytë, kur i pari ska funksionuar për ta”theksoi Kryeministri.

Berisha u ndal edhe në arritje e qeverisë dhe reformat e ndërmarra përgjatë 8 viteve qeverisje.

“Në këto pak vite Shqipëria sot renditet krahas vendeve të zhvilluara për banesa për 1000 banorë. Në përpjekjen tonë për ndryshim të madh, Shqipëria është një nga vendet më të pakta në Europë që jo vetëm spati rritje të paunësisë, por njohu ulje të saj. Sigurisht të vendosur mes Italisë dhe Greqisë s’mund të mos ndjenim pasojat. Por e vërteta është se papunësia pati ulje në terësi 0.5 %, në qyetete 6%. Janë shpëtuar nga shkatërrimi dhjetëra, mijëra vende pune falë punës suaj dhe reformave të qeverisë. Sëbashku ne jemi të zotuar për ndryshimin, ka ndryshim më të madh se anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë pa viza, ndërtimi i mbi 10 mijë km rrugë nga veriu në jug, a ka ndryshim më të madh se dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, trefishimi i numrit të studentëve, rritja e turistëve, ndërtimi i këtyre impianteve të cilave në 2005 nuk ekzistonin, të kesh jetëgjatësi më të madhe se 9 vende anëtare në BE, vdekshmëri më ulët sesa vendet e zhvilluara. Impiante si ky sot  kemi në Kavajë, Durrës, Korcë dhe janë 12 të tjera në punim e sipër.Merita e parë është juaja,me besim të madh te vetja juaj, familja dhe vendi  derdhni lumenj djerse cdo dite. Meritë ka dhe qeveria me reformat e saj. Qeveria në funksion të Shqipërisë është dhe do mbetet motoja jonë. Kjo qeveri ëhstë bërë e njohur kudo për taksat e ulëta. Vendosëm taksën 10%, se kjo taksë është një nxitje, kurajim, para më shumë për të krijuar vende pune. Bëmë gjithçka për të ftuar investitorët e huaj, bëmë gjithcka për të rritur transparencën” nënvizoi Kryeministri.

 Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Lezhë me vlerë 12 mnl euro, bën të mundur tashmë renditjen e ujërave të Shëngjinit në hartën e ujërave të pastra të Europës, që përmes medodave sofistikuese arrin t’i nxjerrë ujërat me zero ndotje.

“Shpreh gëzimin që sëbashku inaguaruam një vepër të potencialeve jetike, vepër që do bëjë potencialin tuaj turistik të shfrytëzohet në shkallën më maksimale. Do bëjë që ujërat e Shëngjinit të vendosen në hartën e ujërave më të pastra të Europës, do bëjë që cdo turist, visitor që mendon të vijë në Shqipëri vjen pa ndrojtje dhe me kënaqësi të shfrytëzojë ujërat e detit në këtë zonë. Impianti pas trajtimit me medoda të sofistikuara i nxjerr ujërat me zero ndotje. Është një investim prej 12 mnl euro, 3.2 mln euro  ka kushtuar vetëm rrjeti i kanalizimeve në Lezhë.Përpjekja jonë mbetet ndryshimi i vazhdueshëm i mbarë Shqipërisë” tha ndër të tjera Berisha gjatë ceremonisë së inagurimit të impiantit, ku shoqërohej nga Prefekti dhe Ministri Olldashi.