Të jetosh me ujin, drama e familjeve të përmbytura në Shijak
Shumë familje gjenden nën ujë në Shijak pas reshjeve të dendura të shiut. Ora News ka trokitur në shtepitë ku dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkatërruar çdo gjë , duke marrë me vete orenditë dhe gjëra me vlerë për familjet e Shijakut. Mes lotëve ata rrëfejnë dramën qe po perjetojnë në këto orë të vështira mbijetese.Pas reshjeve të dendura të shiut Shijaku është zgjuar nën ujë.Vërshimi i lumit Erzen ka marrë me vete çdo gjë, ka hyrë në çdo shtëpi duke shkatërruar gjithshka orendi dhe ushqime.Kryefamiljarja Suzana Abdyli nuk e kishte menduar kurrë se kursimet e një jete do të mund t’i shikonte të lundronin mbi ujë pa mundur të bëjë asgjë.Suzana Abdyli: “Si kësaj radhe nuk më ka bërë vaki. Nuk e di se çfarë janë mbyllur, se hapën ca kanale,futën ca tuba, nxorrën ca tuba. Erdhi uji nga Erzeni tani mbushi liqenin se liqeni nuk ishte mbushur ndonjëherë me ujë.Nuk e di si do ja bëj, kudo i gjej gjithë këto gjëra.Ku do futem nuk e di. Disa gjëra më janë prishur, dokumenta, pashaportat e me tapi toke .”Mes lotëve ajo rrëfen momentin kur vërshimi i lumit Erzen prishi qetësinë e familjes së saj.Suzana Abdyli: “Djali erdhi nga puna në orën 4 e gjysmë , 5, u ul në tavolinë, hëngri bukë kur vetëm dëgjova zhurmën që po vinte uji nga komshiu.”Dita do të ngryset për këtë familje me lutjen për të mos patur më rreshje pasi shpërngulja tek të afermit është e pamundur.Suzana Abdyli: “Unë kam një burrë invalid të gradës së parë të verbër, se çfarë do bëj se si do rrotullohem nuk e di.”Familjet në Shijak përpos strehimit tek familjarët do të duhet të mendojnë edhe për një vend të ri pune. Edhe bizneset jane nën ujë si kjo fabrike lëkure.Luljeta Kukuqi:“Çdo makineri nuk e di a janë , lëkurë në gjendje nuk e di a janë , nuk e dimë se sa janë, nuk e dimë se sa do shpëtojnë a do shpëtojnë fare. Në këtë gjendje që jemi ne ngremë duart përpjetë dhe kërkojmë ndihmë.”Pas reshjeve të shiut dhe evakuuimi nga banesat drama e vërtetë e familjeve të përmbytura në Shijak, do të jetë kthimi në shtëpi. Atëherë kur do tju duhet t’ia nisin sërish nga e para për të ndërtuar strehat e tyre.[caption id="attachment_651614" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak, 7 janar 2016[/caption][caption id="attachment_651613" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak, 7 janar 2016[/caption][caption id="attachment_651612" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak, 7 janar 2016[/caption][caption id="attachment_651615" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Situata ne Shijak, 7 janar 2016[/caption]/Oranews.tv/