Shkumbini shemb 100 metra rrugë në Elbasan-Librazhd, qarkullohet vetëm në një aks
Dëmtime serioze nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin në aksin rrugor Elbasan Librazhd.Policia e Elbasanit bën me dije se “në vendin e quajtur në afërsi të nënkalimit Xibrakë, nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin, është dëmtuar dhe shembur pjesa e Argjinaturës me një distancë rreth 100 metra, ku rruga është kthyer një kalimshe”.Ndërkaq po punohet për vendosjen e Sinjalistikës. Shërbimet e policisë rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut.Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, porosit drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.Në Rrogozhinë qindra hektarë tokë në ujë dhe dhjetra biznese të përmbyturaKrahas dëmtimit të rrugës, dalja nga shtrati e lumit Shkumbin ka përmbytur me dhjetra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetra biznese në qytetin e Rrogozhinës.Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë në një vlerësim paraprak të dëmeve flet për 3000 hektarë tokë të përmbytura nga dalja e Shkumbinit në Rrogozhinë, Vile Boshtove etj dhe dhjetra biznese të permbytura brenda në qytet.[caption id="attachment_651536" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Rruga e shembur[/caption]