Shkatërrohet ferma, u përmbyt një natë më parë nga lumi Erzen
Është shkatërruar totalisht ferma që u përmbyt një natë më parë në Ndroq nga ujërat e lumit Erzen. Administratorja e fermës rrëfen se dëmet janë të pallogaritshme. Ajo tregon orët e tmerrit kur uji vëshoi menjëherë dhe punonjësit rrezikuan jetën për të shpëtuar kafshët. Nga përmbytjet është dëmtuar edhe një fabrikë vaji.Kjo është gjithçka cfarë ka mbetur nga ferma në Ndroq e cila u përmbyt një ditë më parë si pasojë e vërshimit të ujrave të lumit Erzen.Pas tërheqjes së ujit që natën e shkuar arriti deri në 7 metra, dëmi i shkaktuar është kolosal.Adminsitratorja e fermës Vera Hoxha mes lotëve rrëfen momentet e tmerrit, ku 40 punonjësit rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar gjedhët.Vera Hoxha: “Siç e shihni pamjet janë shumë dramatike. Sot kemi gjetur dhe disa të gjalla këtu. Nuk bëhet fjalë për bazë ushqimore. Për mua në ato momente e rëndësishme ishin njerëzit që kanë dalë të lidhur me litarë dhe disa të tjerë mbetën brenda që kanë dalë nga ora 3 e gjysmë pa ndjenja dhe kur erdhi helikopteri ata patën dalë më përpara , 5 minuta më përpara, por gjendja e tyre ishte shumë e rëndë .”Sipas saj, uji erdhi me aq shpejtësi dhe furi sa nuk u dha kohë të largonin kafshët.Vera Hoxha: “Ne i kishim marrë masat normalisht. Kishim bërë një përgatitje se e dinim që do kishte por jo që do vinte një përmbytje. Kishim makina që i ngarkonim por shpejtësia e prurjes dhe nivelit të ujit ishte për 3 minuta , nuk mundëm as tre viça të vegjël t’i fusnim në kohë që kishim njerëz, kishim mjete. Na ngelën mjetet brenda, gjë e gjallë brenda dhe njerëzit brenda.Një metër e gjysmë ujë erdhi për 2, 3 minuta.”Edhe pse ende nuk ka një bilanc të dëmit të shkaktuar, Hoxha thotë se humbja është e pallogaritshme dhe se gjithë ferma është e shkatërruar.Vera Hoxha: “Duam mbështetje, ndërhyrje sepse është shumë e papërballueshme. Janë miliona euro investim. Përveç këtij kompleksi të madh dhe elitar siç e shikoni asgje s’ka mbetur. Po unë prap s’do ja kthej dot kurrizin. Do mundohem ta rikthej prapë, e shoh që është shumë e vështirë.”Pas përmbytjeve të së mërkurës u arritën të shpëtoheshin disa bagëti të cilat u transportuan në disa stalla të zonës në Ndroq.Ndërkohë vërshimi i lumit Erzen ka shkatërruar edhe një fabrikë vaji që ndodhej pranë fermës. Adminsitratori Klodian Shatraj tregon se biznesi është i shkatërruar totalisht.Klodian Shatraj: “Dëmet janë të pallogaritshme.Për momentin siç e shihni vet kemi duke u marrë me pastrimet, i gjithë malli që ka qënë poshtë te depozitat e vajit është mbushur komplet me ujë. Për momentin nuk mund të përllogarisim diçka fikse se sa mund të jetë malli, është goxha shumë i madh.”Pranë dy bizneseve të përmbytrua në Ndroq ishin edhe ekipet e emrgjencave civile dhe ushtria që ndihmuan në evakuimin e punonjësve dhe kafshë.[caption id="attachment_651639" align="alignnone" width="948"]
Ne foto: Ferma e permbytur ne Ndroq[/caption]/Oranews.tv/