Pa koment/ Shijaku nën ujë, njerëz mbi çati dhe evakuime

Dalja nga shtrati e lumit Erzen ka shkaktuar një situatë vërtet të rëndë në zonën e Shijakut.Pamjet e filmuara nga lart nga një helikopter i ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë nevojë për koment.Janë marrë gjatë operacioneve të evakuimit në fshatin Katund i Ri dhe Qerret.Qindra banesa janë nën ujë, niveli i të cilit ka vende ku kalon dhe 2- 3 metra. Ndërsa dhjetra banorë janë detyruar të qëndrojnë në tarracë ose të ngjiten në katin e dytë pasi katet e para janë nën ujë.Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate informoi sot se në zonën e Katundut të Ri të qarkut të Durrësit janë evakuar 185 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa një helikopter i Forcës Ajrore ka kryer një operacion kërkim-shpëtimi në kët zonë.Forcat Speciale dhe ato të Komandës Mbështetëse vijojnë të kontribuojnë për evakuimin e banorëve që rrezikohen, si dhe për shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për banorët në nevojë të kësaj zone.Edhe kryetari i bashkisë së Shijakut në një prononcim telefonik për Ora Neës mëngjesin e sotëm e quajti të rëndë situatën."Ka shtëpia të cilat nuk u duket as çatia, pasi janë zhytur në ujë" tha ai.Sipas Drejtorit të tokës dhe ujërave në Ministrinë e Bujqësisë, Irfan Tarelli, aktualisht 3 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë në zonën e Shijakut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.Irfan Tarelli: “Me daljen nga shtrati të lumit Erzen , me prurje të jashtëzakonshme kemi praktikisht nga informacionet para një ore rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe të përmbytur të cilat përfshijnë zonën e Katundit, zonën e Sukthit dhe përgjatë brigjeve të këtij lumi. Gjithashtu prurje të jashtëzakonshme gjatë natës së mbrëmshme dhe sidomos herët në mëngjes ka patur lumi Shkumbin për rreth 2 mijën metër kub për sekondë që mund ta quajmë prurje historike , e papërballueshme në situata të tilla.”Vetë kryeministri Edi Rama ishte mesditën e sotme për të inspektuar situatën atje, ndërsa kryetari i PD-së i cili edhe ai kishte shkuar për të monitoruar situatën tha se janë rreth 1200 shtëpi nën ujë.[caption id="attachment_651534" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart12 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651523" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart1 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651522" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart2 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651521" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart3 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651520" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart4 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651519" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart5 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651518" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart6 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651517" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart7 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651516" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart8 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651515" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart9 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651514" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart10 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption][caption id="attachment_651512" align="alignnone" width="640"]permbytje nga lart11 Pamjet e filmuara me helikopter[/caption]https://youtu.be/4KBocVf4vIMhttps://youtu.be/6_ZdY23jzLkhttps://youtu.be/y6p0jWx-J9w