Erzeni del nga shtrati, dëmet dhe dëshmitë e banorëve të prekur nga përmbytjet në Shijak
Situatë emergjente në Shijak nga përmbytjet. Uji pas daljes nga shtrati të lumit Erzen ka kaluar katin e parë të banesave. Ndërkohë janë dhjetëra banorë, mes tyre edhe fëmijë, të izoluar nëpër katet e dyta të banesave në Shijak, Sallmone, Baromet dhe SukthBanorët e zonave që janë afër lumit Erzen në Shijak janë përmbytur dhe disa prej familjeve janë izoluar që prej ditës së djeshme.Pamjet e Ora News dëshmojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar nga përmbytjet por dhe dëshmitë e banorëve.Ata shprehen të shqetësuar, pasi përmbytjet mund të vijojnë edhe në ditët në vijim.Ndërsa ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.Banori 1: Këta nuk bëjnë asgjë, është prishur gjithçka. Dolëm nga shtëpia, aty tani nuk bën më asgjë, unë sapo i kisha rregulluar dhe i kisha bërë të reja. Kryetari tani të vijë të shohë, se jemi mbytur 8 herë. Të shofim çfarë do bëjmë me ndihmat sepse takat nuk kemi më këtu.Banori 2: Jemi bllokuar që prej orës 4. Erdhi motorskafi dhe nuk kishte ku të hynte. Janë 3 metër ujë. Të gjitha orenditë na janë prishur. Këtu janë 10 familje që janë izoluar dhe jemi në rrezik.Banori 3: Kemi dalë të gjithë jashtë nga shtëpitë. Dëme materiale ka.Banori 4: Zona e Shijakut, Sukthi, Katundi i Ri, Qerreti janë të gjitha këto zona të përmbytura.Forcat e ushtrisë dhe shtabi i emergjencave ka qenë gjithë natën në zonën e prekur, por sipërfaqja është e madhe dhe nuk mund ta mbulojnë të tërë.[caption id="attachment_651237" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651238" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651239" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651242" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651243" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651244" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption][caption id="attachment_651245" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Shijak[/caption]