Reshjet në Lezhë, disa rrugë të bllokuara, nisin shkarkimet nga HEC-i i Shkopetit

Në disa zona të Lezhës situata vijon të jetë problematike, kjo për shkak të reshjeve të dendura të një dite më parë. Gazetari i Ora News Elvis Hila informon se disa rrugë në Mirditë të bllokohen si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Fan.Banorët të cilët ditën e djeshme u larguan nga banesat, sot kanë filluar të rikthehen, duke filluar të përllogariten edhe pasojat e përmbytjes.Gjatë mëngjersit të sotme kanë nisur shkarkimet edhe nga HEC-i i Shkopetit. Shkarkimet po vijojnë me 600 m3, po monitorohet argjinatura e lumit Mat pasi mund të paraiqten probleme, por nuk raportohet për përmbytje nga shkarkimet e Ulzës dhe Shkopetit.Po ashtu strukturat kanë filluar të punojnë  për pastrimin e disa shkollave të cilat një ditë më parë u përmbytën.Problem mbeten rrëshqitjet e dherave, janë bllokuar dy njësi administrative si pasojë e rrëshqitjes së dherave.Edhe në Kaçinar në Mirditë ka bllokim të rrugës kryesore si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Fan. Sot pritet ndërhyrja e Shtabit të emergjencave për të bërë zhbllokimin e këtyre aksieve rrugore.