Përmbytet ferma në Ndroq, mbyten mbi 150 krerë gjedhë, uji mbi 7 metra

Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur në zonën e Ndroqit, në periferi të Tiranës, pasi nga dalja e lumit Erzen nga shtrati janë përmbytur krerë gjedhë, lopë e viça në një fermë që merrej me mbarështimin e tyre. Ora News sjell dëshmi nga vendi i ngjarjes përmes pamjeve tronditëse.Mbi 150 krerë gjedhë në një fermë në njësinë administrative të Ndroqit janë mbytur si pasojë e vërshimit të lumit Erzen dhe daljes së tij nga shtrati.Përmbytja sipas administratores, Vera Hoxha, ndodhi shumë shpejt në kohë, duke mos i lënë mundësi ekipit që kujdeset për fermën të marrë masa për të larguar gjedhët.Situata ka qenë e jashtëzakonshme dhe niveli i ujit ka mbërritur deri në 7 metra dhe me ndIhmën e polumbarëve  dhe forcave të ushtrisë u bë e mundur që mjaft krerë gjedhë, lopë e viça të shpëtohen.Hoxha: Një situatë shumë e paparashikueshme, shumë e shpejtë. Që nuk na dha asnjë lloj mundësie, pavarësisht se ne kishim marrë disa masa. Dëmi është katastrofik, miliona euro kanë ikur.Por e theksoj, unë jam e shokuar, por e lumturuar që njerëzit i kam mirë.Situata paraqitet kritike edhe në ditët në vijim, ndërsa komandanti i komandës së mbështetjes së forcave të armatosura, Fatmir Lokaj, shprehet se kjo është hera e parë që përmbytjet shkaktojnë shumë dëme në këtë zonë.Lokaj: Situata e shikoni që është e pamundur për të ndërhyrë sot. Prioritet është jeta e njerëzve, nuk duam të rrezikojmë asnjë jetë qoftë nga pjesa ushtarake ashtu dhe forca e RENEA-s. Të shpresojmë që të bëjmë më të pamundurën që të shpëtojmë çfarë të jetë e mundur.Me ndihmën e kamionëve të ushtrisë, lopët dhe viçat që u shpëtuan u transportuan  në disa stalla të zonë në Ndroq.ferma ndroq1ferma ndroq3ferma ndroq2