Përmbytjet në Vau i Dejës, izolohen banesat në Gomsiqe

Rritja e intensitetit të reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka agravuar situatën në bashkinë Vau Dejës, duke bërë që perrenjtë të dalin nga shtrati.Në zonat më të goditura ku rrezikon edhe disa familje, por ndërhyhet nga shtabi i emergjencave civile, i ngritur për të monitoruar situatën.Rritja e nivelit të përroit ka bërë që në lagjen “Kapedan” të rrezikohen të përmbyten 3 banesa, në lagjen Kaldrun thyerja e argjinaturës mbrojtëse rrezikon 12 familje ndërsa 3 banesa janë të kërcënuara nga vërshimi i ujit.Sipas të dhënave të bashkisë Vau Dejës, në terren ndodhet një mjet i bordit të kullimit që po punon për devijimin e rrjedhës së përroit. Zona e “Gomsiqes” është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe me shumë se 20 familje kanë mbetur të bllokuara, pasi prurjet kanë dëmtuar edhe urën lidhëse të fshatit me zonat e tjera.Probleme janë hasur edhe në Vig Mnele, për shkak të perrejve malore, niveli i të cilëve është rritur ndjeshem per shkak te prurjeve si shkak i reshjeve te shiut dhe debores, në lartesinë mbi 800 meter.Në Vig Mnele, ka probleme në lagjen Dushaj, ku kërkohet krijimi i një argjinature mbrotjëse për tëe mbrojtur zonën nga vërshimi i perrejve malore. Momentalisht, të izoluar ngelen vetëm banesat në Gomsiqe, ndërkohë që vëmendja është përqëndruar në lagjen Kapedan në Bashkinë Vau Dejes. Situata rrezikon të përkeqësohet në orët nëvijim nëse do të ketë shtim të sasisë së reshjeve, pasi do të ndikojnë në shtimin e prurjeve.[caption id="attachment_650675" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Permbytjet ne Vaun e Dejes Ne foto: Permbytjet ne Vaun e Dejes[/caption]/Oranews.tv/