Lushnjë, banorët e Dushkut në protestë: Jemi pa energji
Dhjetëra banorë të dushkut në Lushnjë, kanë protestuar për mungesën e energjisë. Banorët thonë se ditët e para të janarit, ndërprerjet janë të shpeshta. Ndërkohë OSHEE ka shpjeguar se mungesa e energjisë është pasojë e defekteve në rrjet, dhe prej të paktën dy ditësh, punonjësit janë shpërndarë në terren për t'i rregulluar.Banoret e njësisë administrative Dushk në Lushnjë kanë protestuar për mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve prej 1 janarit nuk furnizohen rregullisht me energji për shkak të defekteve në linjën e vjetër.“Ne sot jemi pa drita. I gjithë populli i Dushkut. Kemi 5 ditë. I bëjmë thirrje qeverisë. Nuk bëjmë dallim të majtë, apo të djathtë. Ne duam drita. Do të ndalojmë shkollat, do të dalim në rrugë e do të njoftojmë policin딓Dushku është një nga fshatrat që i paguajnë 90%, i paguajnë të gjithë dritat. Ato 10% që nuk i paguajnë i kanë prerë. Pra 100% i paguajnë këtu dritat”. “Kemi 4 ditë pa drita. Nga 20 mijë lekë në ditë benzinë janë 80 mijë lekë. Kush i paguan këto. Ja ku e kam biznesin pa drita”.“Tani shteti ose ti mbajë të gjithë banorët njwlloj, jo një të PS-së e një të PD-së. Dushku nuk ka drita. Kudo që të vesh ka drita. Ne ku të ankohemi?”, - reaguan banorwt tw indinjuar.Drejtori i OSHEE Lushnjë Krenar Haxhiu ka shpjeguar se situata e krijuar është si pasojë e motit të keq dhe rrjetit të amortizuar, ndërkohë që punonjësit janë në terren.Haxhiu: “Është gjetur defekti në linjën e kabullit, televizioni kabllor. Letrat janë në prokurori për personin që ka televizionin kabllor. Linjat tona kanë kapur linjat e tensionit kabllor. Nuk e di kush e ka vënë, por prokuroria ka nisur hetimin. Mbrëmë në orën 11:30 kam qenë vetë ën terren. Në orën 02:00 të natës u stakua përsëri. Defekti ndodhet në Zhamë. Punonjësit po ikin të rregullojnë defektin”. Banorët e Dushkut paralajmërojnë bllokim të autostradës, nëse nuk zgjidhet problemi.