Bllokohet aksi Qafë Mali-Fierzë, Tiranë-Elbasan 30 min e pakalueshme nga rrëzimi i pishave

Asnjë nga akset kombëtare të rrugëve nuk është i bllokuar.Autoriteti Rrugor i Shqipërisë thotë se grupet rajonale të saj janë në kontroll të vazhdueshëm të situatës.Ndërkohë ARRSH informon gjithë banorët e zonës Qafë Mali-Fierzë se pak minuta më parë ka patur rreshkitje masive dheu në këtë aks dhe qarkullimi është i bllokuar. ARRSH u bën thirrje banorëve të zonës që të shmangin këtë segment, ndërkohë po punohet për të rikthyer qarkullimin e mjeteve.Në aksin kthesa e Hadroj - Qafë Benë, ka patur rënie gurësh në rrugë, por pas ndërhyrjes rruga është pastruar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve.Tek Nënkalimi i Mulletit, rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit.Në aksin Rrëshen - Tuneli Thirrës, në vendin e quajtur Strungaj, ka shembje masive dheu, por firma kontraktore ka ndërhyrë dhe po punohet për normalizimin e trafikut. Qarkullimi nuk është i bllokuar.18:24 Rrëzohen pishat, rruga Tiranë-Elbasan 30 min e bllokuarARRSH njofton se është bllokuar për rreth 30 minuta rruga Tiranë- Elbasan, si pasojë e rrëzimit të disa pishave, pranë rreth rrotullimit të Mulletit.Pas ndërhyrjes së Firmës kontraktuale rruga është pastruar dhe është rikthyer qarkullimi normal i automjeteve.ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për raste të tilla.