Reshjet shembin çatinë e banesës, evakuohet familja me 12 anëtarë në Fushë Kuqe

Një banesë ku jetonin 12 anëtarë të një familje në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit është shembur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, ndërsa fatmirësisht sapo kanë vërejtur çatinë duke rënë, famijarët kanë dalë nga banesa duke evituar rrezikun që ju kanosej.Në terren kanë mbërritur menjëherë drejtuesit e emergjencave civile të nënprefektures së Kurbinit, të cilët kanë evakuar pjestarët e kësaj familje, duke ju gjetur strehim në një ambjent tjetër.[caption id="attachment_650859" align="alignnone" width="640"]shpia e rrenuar3 Shembja e çatisë së banesës në Fushë Kuqe[/caption][caption id="attachment_650860" align="alignnone" width="640"]shpia e rrenuar2 Shembja e çatisë së banesës në Fushë Kuqe[/caption][caption id="" align="alignnone" width="640"]shpia e rrenuar Shembja e çatisë së banesës në Fushë Kuqe[/caption]