Bujqësia në 365 ditë, Panariti: Kemi shënuar rritje në eksporte

Gjatë 2015, eksportet shqiptare në vendet e BE-së kanë shënuar rritje. Ministri Panariti ndërsa bëri analizën e punës, tha se bimët medicinale dhe vezët janë produktet kryesore shqiptare që kanë mbërritur në tregjet europiane.Bimët medicinale kryesojnë listën e eksporteve Made in Albania në vendet e BE. Ndërsa bëri bilancin e punës për vitin 2015, Ministri Edmond Panariti nënvizoi se rritja e eksporteve ishte arritja më e madhe e Minsitrisë së Bujqësisë.Edmond Panariti: “ Eksportet bujqësore kanë shënuar një rritje do të thoja pse jo dhe historike pasi ne kemi pasur për produktet kryesore , ato që quhen produkte bazë bujqësore, një vlerë eksporti prej 6411 milionë lekësh . Produktet kryesore që kanë shënuar pikën tonë më të fortë në ekspertet bujqësore janë  bimët mjekësore dhe aromatike, perimet dhe frutat.”Duke iu referuar objektivave të vitit 2016, Ministri Panariti njoftoi se është gati fondi për dëmshpërblimin e banesave të prekura nga përmbytjet një vit më parë.Edmond Panariti: “Asnjë nga ata që u përmbytën vjet dhe që janë të identifikuar dhe që janë regjistruar në masën e dendur nuk do të mbeten pa u dëmshpërblyer. Ky fond tashmë është në dispozicion dhe do kalojë në konto të fermerëve të dëmtuar si rimburësim direkt dhe një pjesë do kalojë dhe në trajtën e kredive pa interes.”Ministri Panariti renditi rritjen e sigurisë ushqimore, përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit si pikat kyçe në të cilat do të bazohen politikat bujqësore për vitin 2016./Oranews.tv/