Lagjet e Vlorës nën ujë, lumi Vjosa në monitorim por rrezik potencial gjatë natës

Shirat e rrëmbyer që kanë pushtuar vendin kanë nisur të përmbytin edhe disa zona në qytetin e Vlorës .Deri më tani nën ujë gjenden rrugët lidhëse me bulevardin Vlorë-Skelë, ajo e lagjes “Pavarësia” , “28 e 29 Nëntori” , një pjese e lagjes 1 dhe 24 Maji etj .Autoritetet pranojnë se orët në vijim do të jenë kritike. Aktualisht hidrovori i Vlorës dhe Akernisë janë në kondicione të plota pune.Furnizimi me energji elektrike ka munguar vetëm në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, nuk prezantohen probleme në Vlorë.Prurjet e Vjosës janë në monitorim, ndërsa ekziston mundësia për agravim të situatës gjatë orëve të natës .Ndërkohë në Bashkine e Selenicës kanë nisur të shfaqen problemet e para, kryesisht në toka bujqësore.Dhjetra hektarë gjenden nën ujë për shkak të vërshimit të përrenjve. Agjinatura e Vjosës ka pësuar disa dëmtime në afersi të fshatit Armen.vlore permbytje2vlore permbytje1