Dita e Ujit të Bekuar u festua në gjithë vendin, kryqi u hodh në det e lumë
Dita e Ujit të Bekuar u festua edhe në qytete të tjera të vendit. Në Durrës dhe Vlorë të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u zhytën në det për të marrë kryqin, ndërsa në Berat ceremonia si çdo vit u zhvillua në lumin Osum. Festa e Ujit të Bekuar që kulmon me hedhjen e kryqit, mblodhi qindra besimtarë të krishterë në Berat, që kishin ardhur edhe nga qytete të tjera. Pas meshës së bekimit të kryqit, qytetarët mbushën të dy krahët e lumit Osum në lagjen muzeale të Goricës, për ndjekur ceremoninë e hedhjes në ujë.Në Vlorë dhe Durrës, kryqi u hodh në det, ku shumë të rinj sfiduan të ftohtin.Në Fier ceremonia u zhvillua në shtarëvanin e qytetit dhe u kap për të dytin vit radhazi nga 12 vjeçari Athanas Davidhi.Edhe besimtarët e krishterë në Korçë dhe Gjirokastër iu bashkuan cermeonisë së Ditës së Ujit të Bekuar dhe hedhjes së kryqit.Uji i Bekuar që shëperndahet në kisha, perdoret nga besimtaret për të sjellë fat dhe mbarësi në shtëpitë e tyre./Oranews.tv/