Raportimi i Ora News: Lana e lumi i Tiranës mbeten kërcënim, Dalipi: Po e monitorojmë
Situata në kryeqytet vazhdon të paraqitet kritike për shkak të reshjeve masive. Lumi i Tiranës dhe lumi Lana kanë arritur nivelin e tyre maksimal, duke paraqitur rrezik serioz për daljen e tyre nga shtrati.Në zonën e bregut të lumit dhe Babrru situata paraqitet tejet e rëndë dhe deri tani janë evakuuar 28 familje, 25 në Babrru dhe 3 në bregun e Lumit.“Gjithçka është e përfshirë nga uji. Niveli i ujit është tepër i lartë. Ka trafik i rënduar. Është krijuar një trafik i dendur kilometrik në urrën e Babrroit” informoi nga Bregu i lumit gazetarja jonë Denisa Ruzi.Edhe lumi Lana është në nivelin maksimal të tij.“Lumi rrezikon të dalë nga shtrati.Situata është e përkeqësuar, pikat më kyçe të fryrjes së Lanës janë në urën e Shkozës, zonën e Bërrylit, para pallatit të Shallvareve, në urën që të lidh me Drejtorinë e Policisë dhe pranë pallateve me shigjeta” informoi nga terreni gazetarja Manjola Hasa.Probleme me vërshimit e ujit dhe përmbytjeve paraqiten dhe në zonën e “Don Boskos”. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se 1200 punonjës të bashkisë janë në terren.
Aldrin Dalipi: Situata është problematike. Kemi pasur pika problematike por rreth 1200 punonjës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren për tu gjendur në gjithë zonat që reshjet kanë sjellë probleme. Situata është e monitoruar, bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet. Rreth 20 familje janë evakuuar në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe kontaktete me punonjësit në terren dhe Ujësjellësin janë të vazhdueshme në mënyrë që në të gjitha zonat që paraqiten probleme menjeherë të ndërhyhet.Kemi edhe 24 administratorë që janë të gatshëm 24 orë.Zonat problematike janë përgjithësisht ato periferike apo dhe kjo zona e “Don Boskos” që vazhdimisht bllokohet. Bashkia ka filluar të marrë masa.Ka nisur ndërhyrja.Problematike në këtë orë është lumi i Lanës që është i tejfryrë.Situata po mbahet në kontroll nga ora në orë.Ndërhyrje në Lanë?Dalipi:Po monitorohet dhe aty ku mund të ndërhyhet po ndërhyhet në vazhdim.Qytetarët të reduktojnë lëvizjet e tyre.Ku janë strehuar?Dalipi: Sipas situatës, mund të ketë dhe qendra përkatëse të Bashkisë, ose tek të afërmit. E rëndësishme është që janë marrë masat që mos të jenë në zonat problematike. Në këto orë rëndësi të veçantë kanë edhe zjarrëfikëset që kanë punuar shumë mirë në disa pika që kanë pasur nevojë.Afrimi i natës, ka plan konkret Bashkia për ndërhyrje?Dalipi: Është situatë emergjente. Çdo aspekt i saj duhet të monitorohet. Qytetarët të lajmërojnë për çdo problem që kanë në numrat e telefonit të vënë në dispozicion.