Përmbytjet, probleme në Shkodër, Krujë, Elbasan e Bulqizë
Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në shumë zona të qarkut të Shkodrës. Në bashkinë e Vaut të Dejës rritja e prurjeve në lumenj rrezikon përmbytjen e 3 banesave në lagjen Kapedan, ndërsa zona e Gomsiqes është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.Drejtori i emergjencave civile pranë prefekturës së Shkodrës Pëllumb Dani theksoi se ka patur raste sporadike të precipitimit të situatës nga rrëshqitjet e dherave në Akset Tamarë- Vermosh, Qaf-Qelë Pukë, dhe në aksin Bogë-Thethë në segmentin e Qafë Thorës, por jo bllokim të akseve. Pëllumb Dani: “Situata mund të percipitojë, reshjet sapo kanë filluar dhe ato mund të vazhdojnë. Njëkohësisht masat tona janë prezente në çdo njësi bashkiake por kërkoj angazhimin maksimal të njësive të qeverisjes vendore, kryesisht administratorëve.Aktualisht nuk mund të themi që kemi akse të bllokuara.” Sa i përket zonës së nën Shkodrës janë marrë masa nga ana e Bordit të Kullimit dhe OSHEE-së që hidorvoret të jenë të furnizuar me energji elektrike. Ndërsa janë siguruar borë pastruese e fadroma për Pukën, Shkodrën dhe Malësinë e Madhe.Pëllumb Dani: “Ngelet problematik aksi i Qafë Thores por aty përveç vështirësisë së ndërhyrjes reshjet e borës siç e dini janë tradicionale, bllokohet herë pas here por gjithësesi në një moment të përshtatshëm nëse krijohen probleme të bllokimit të rrugës totale. Aty do përqëndrojmë dhe forcat që kemi aktualisht të përqëndruara në këtë zonë.”Problem nga reshjet ka pasur dhe në disa zona të Elbasanit ku ka pasur rrëshqitje dherash dhe mungesa të ujit të pijshëm.Arben Kamami: “Në Labinot, si pasojë e nivelit të ujrave ka pasur një përmbytje të disa sipërfaqeve tokë dhe oborreve të disa shtëpive por jo të shtëpive dhe të banesa, domethënë pa probleme e pa dëme materiale”. Ndërkohë reshjet e dendura rrezikojnë dhe daljen nga shtrati të lumit zezë në Fushë Krujë, çka ka bërë disa eskavatorë të punojnë prej orëve të para të mëngjesit për të pastruar inertet që sjell lumi.Në Stojan të Matit, 20 nxënës mbetën të bllokuar për disa orë, për shkak të shembjes së urës që i lidh me fshatin me shkollën.Në Fushë Bulqizë, si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati është dëmtuar rruga në një gjatësi prej 2 km, duke lënë të izoluar dhjetëra familje në fshatin Fushë e Vogël, ndërsa janë përmbytur dhjetëra ha tokë bujqësore.
/Oranews.tv/