Drini në kuota maksimale, rrezikon të përmbytet nënstacioni, evakuohen 13 familje
Përkeqësohet situata në Lezhë. Lumi Drin ka arritur kuotat e tij maksimale dhe rrezikon të dalë nga shtrati, ndërkohë që nënstacioni elektrik i qytetit rrezikon të përmbytet.Reshjet e shiut vijojnë të bien me intensitet të lartë, ndërkohë që ka prani të lartë të ujit në banesa.Në fshatin Pllane janë evakuuar 13 familje.“Prej mëngjesit të sotëm pranë nënstacionit elektrik ndodhen forcat zjarrëfikëse me 3 pompa që po bëjnë largimin e ujit, pasi stacioni ndodhet në rrezik përmbytje. Edhe niveli i lumit Drin ndodhet në pikë kritike. Të gjitha autoritetet janë në terren për të monitoruar situatën. Ndërkohë në fshatin plane janë evakuar 13 familje të cilat janë akomoduar pranë familjarëve të tyre, pasi banesat e tyre ndodhen në ujë. Nuk mund të flasim për përmirësim të situatës në njësinë administrative të Zejmenit, apo njësi të tjera pasi reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës.Situata brenda në qytetin e Lezhës ka përmirësime, uji është tërhequr nga lagjet falë ndërhyrjes së ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë që kanë bërë të mundur zhbllokimin e pusetave” informoi korrespondeti ynë në Lezhë, Elvis Hila. Situatë e rëndë edhe në Fushë-Krujë, ku 13 banesa rrezikojnë të përmbyten. Të rrezikuara janë fshatrat Bubq dhe Murqinë.Banorët kërkojnë nga njësia administrative ti largojnë nga banesat pasi kanë frikë të kalojnë natën në shtëpitë e tyre nga fryrja e madhe e lumit Ishëm dhe prania e lartë e ujit.Kryetari i fshatit thotë se sa herë bie shi këto familje janë të rrezikuara, ndërkohë që mbi 150 ha toke të mbjella janë nën ujë.Përmbytje janë regjistruar edhe në disa zona në qytetin e Vlorës.https://www.youtube.com/watch?v=0KEXmks-yIUNë Zejmen janë përmbytur banesa dhe qindra ha tokë bujqësorehttps://www.youtube.com/watch?v=5sIVaeEotRMNë fshatin Zejmen vërshimi i ujit nga fryrja e përrenjve malorë ka përmbytur dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.Banorët thonë se uji u ka ardhur në mënyrë të papritur duke shtuar se situata është e përsëritur."Në shtëpinë e kushëririt tim uji ka arritur në gati 3 metra lartësi. E gjithë lagjja u përmbyt brenda një kohë të shkurtër " thonë banorët."Jam përmbytur dhe vjet. Nuk kam më asnjë rrugëdalje. Nuk jetojet më". "Cdo vit i njëti avaz. Unë jam dhe e sëmurë invalide. Nuk di si do ia bëj. Askush nuk më ka ndihmuar" thonë dy banorë, një burrë e një grua të prekur nga përmbytjet.
Kurbin, Reshjet shembin çatinë e banesës, evakuohet familja me...Kurbin, Reshjet shembin çatinë e banesës, evakuohet familja me 12 anëtarë në Fushë KuqePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-shembin-catine-e-baneses-evakuohet-familja-me-12-anetare-ne-fushe-kuqe/Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Momenti i evakuimit të një personi në karrocë gjatë përmbytjeve në LezhëPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezha-nen-uje-ne-zejmen-jane-permbytur-banesa-dhe-qindra-ha-toke-bujqesore/Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Pamje nga Lezha në shkollën KosovaPamje nga Lezha në shkollën Kosova...Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016
Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption][caption id="attachment_650913" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption][caption id="attachment_650914" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption][caption id="attachment_650915" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption][caption id="attachment_650568" align="alignnone" width="999"]
Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption][caption id="attachment_650569" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption][caption id="attachment_650570" align="alignnone" width="641"]
Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption][caption id="attachment_650571" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption]/Oranews.tv/