HEC-i i Skavicës,PD: Rama pohoi aferën me kompaninë turke, u dha me pazar të fshehtë

Demokratët iu rikthyen akuzave për konçesionin e ndërtimit të Hidocentralit Skavica, duke theksuar se Ministria e Energjitkës pranoi se kompania turke është paracaktuar fituese.  Sekretarja për Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, tha  se Ministri i Ekonomisë Ahmetaj e ka pranuar së është miratuar konçesioni, ndërsa sot po mundohet që deklaratën e tij ta rrëzojë Ministria e Energjitikës  me pretendime  që nuk qëndrojnë.Partia Demorkatike  vijoi akuzat ndaj qeverisë për dhënien në mënyrë korruptive kompanisë turke  ndërtimin  e Hidrocentralit të Skavicës.Sipas Sekretares për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, tha se paracaktimi i fituesit për këtë konçesion u pranua dhe nga vetë Ministria e Energjitikës në reagimin e një ditë më parë.Duma: Edi Rama e konfirmoi dje me deklaratën e Gjiknurit aferën Skavica.Ministri i energjitikës pohoi se “investitorit” të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues.Rama duhet ta ndajë mendjen, cili nga ministrat gënjen, Ahmetaj që pranon se investitori është caktuar, apo Gjiknuri i cili mohon Ahmetajn por thotë që investitorit i ka dhënë bonusit maksimal.Në fillim, kur Partia Demokratike paralajmëroi këtë negociatë të dyshimtë, Edi Rama e mohoi.Më pas, Ahmetaj deklaroi se Skavicën ia kanë dhënë kompanisë turke, kuptohet pa garë, në fshehtësi.Ja prononcimi i Ahmetajt;”Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group”.Damiani tenton të hedhë poshtë Ahmetajn, duke iu referuar një vendimi qeverie që nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë.Ministria e Energjitikës në reagimin e  saj për këtë çështje tha se nuk është hapur gara për  ndërtimin e Skavicës,  por projekti i kompanisë  turke,  pas një vlerësimi të qeverisë është vlerësuar me 8 pikë bonus. Por demokratët thanë se vendimi i qeverisë  nuk është i botuar dhe  mbahet në fshehtësi.Duma: Nëse kërkon vendimet e qeverisë së datës 23 dhjetor që i referohet ministri i energjitikës, nuk ka vendim, për Skavicën.Që do të thotë se ose Gjiknuri gënjen, ose vendimi për Skavicën është mbajtur sekret. Dhe nëse është mbajtur sekret, pse është mbajtur sekret?Kaskada e mashtrimeve me aferën Skavica konfirmon rrezikun që kanoset nga babëzia e Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur pasuritë kombëtare duke i trajtuar si plaçkë të tyren, pa garë e pa transparencë.Duma, tha se kjo qeveri është rrezik për vendin, pasi sipas saj pasuritë kombëtare i trajton  si plaçkë  të tyre.