Bashkëjetojnë me minjtë, familja jeton në barake në qendër të Durrësit
Një familje me 8 anëtarë, ndan baraken e përshtatur si banesë me minjtë. Këta të fundit, shpeshherë janë bërë të rrezikshmën, pasi përveç infeksioneve, sulmojnë edhe fëmijët, ku nuk janë të pakta rastet e kafshimeve.Familja Kiptiu, prej vitesh jeton në kushte të vështira ekonomike, ndonëse fare pranë qendrës së Durrësit.Të strehuar në këtë barake, e përshtatur si banesë, 8 anëtarët e familjes përveçse varfërisë po përballen me një tjetër fenomen. Në mungesë të izolimit të banesës, minjtë futen në ambientet e brendshme duke sulmuar fëmijët.Kryefamilarja Resmie Kiptiu, tregon se në jo pak raste minjtë kanë sulmuar të bijën, e cila është invalide dhe e ka të pamundur të lëvizë pa ndihmën e personave të tjerë.Resmie Kiptiu: “Kam 11 vjet këtu. Vajzën e kam të sëmurë , e kam operuar mbi 20 herë , ma kanë ngrënë minjtë . Ma kanë coptuar të gjithë komshinjtë,çfarë bie jashtë bie brenda. Bien përmbytjet, as lekë sna kanë dhënë , asgjë.Kam një komshi që vuri ilaç për të mbytur minjtë që rrijmë pak të qetë ndonjëherë”.Resmie Kiptiu rrëfen se vazhdimisht ka trokitur në dyert e institucioneve vendore në Durrës, për problemin e strehimit, por pa gjetur zgjidhje.Resmie Kiptiu : “ Shkoj të Vangjushi, do më japësh ship, do të jap.Shkova këtë radhë më thanë ata nuk të ka dalë emri në gazetë për arsye se ke pronë toke. Çfarë prone është kjo, një copë barake? Atëherë të më japin tapinë, nuk dua shtëpi. Edhe unë e ngre një shtëpi, dalë ngadalë do e ngre.”Të vetmet të ardhura që familjes janë nga pensioni i pleqerisë së kryefamiljares dhe kempi i vajzës invalide. /Oranews.tv./