Haxhinasto: Janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës
Ministri i Tranportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka vizituar një nga zonat e përmbytura në Mullet të Tiranës.Ministri tha se aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme, s”ka patur problematika të theksuara dhe asnjë rrugë të bllokuar.Haxhinasto:“Vëmendja është e madhe, për të përballuar këtë situatë por edhe një përkeqësim të mundshëm. Janë marrë të gjitha masat nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të gjithë ekipet e specializuar janë në terren, inxhinjerët e ARRSH janë në grupe pune dhe po monitorojnë situatën. Duhet të ketë një bashkëpunim sa më të ngushtë edhe me autoritetet vendore. Situata është në monitorim dhe në kontroll të plotë. Gjithë përdoruesit e rrugës, duhet ti referohen buletinit të ARRSH, pasi ka informacion të detajuar për gjendjen e rrugëve”.Në lidhje me nënkalimin e Mulletit ku ka patur përmbytje, Ministri theksoi se “për këtë rrugë, kemi bërë një devijim të përkohshëm, si dhe është duke u punuar intensivisht dhe besoj se shumë shpejt do rikthehet normalizimi i trafikut”.Ministri Haxhinasto bëri edhe një apel ndaj medias dhe drejtuesve të automjeteve. Haxhonasto: “Jemi duke monitoruar ngushtësisht situatën, por i kërkoj edhe medias me dashamirësi që të jetë sa më realiste në paraqitjen e situates”.