Peniani teston bombën me hidrogjen, SHBA E BE: Po cënohet siguria në rajon
Diplomacia ndërkombëtare ka reaguar ashpër ndaj testimit të bombës me hidrogjen nga Koreja e Veriut.Shteti i parë që mori masa për këtë veprim ishte pikërisht Koreja e Jugut. Presidentja e vendit, Park Geun-hye, thirri menjëherë një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Seul, duke vendosur edhe ushtrinë në gjendje gadishmërie.Shtetet e Bashkuara kanë reaguar përmes ambasadorëve të tyre në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilët mbajtën takime me Ministrat e Jashtëm në shtetet respektive. Ambasadori i SHBA-së në Korenë e Jugut, Mark Lippert, diskutoi me Ministrin e Jashtëm, Yun Byung-se. Ndërkohë që ambasadoja amerikane në Japoni, Caroline Kennedy, u prit nga Ministri i Jashtëm Fumio Kishida.Edhe zyrtarët e Bashkimit Europian janë shprehur kundër programit nuklear të Koresë së Veriut duke thënë se një gjë e tillë dhunon ashpër rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Koreja e Veriut nuk u mbështet as nga aleati i tyre më të fuqishëm, që është Kina. Zyrtarët e Pekinit komunikuan se e kundërshtonin me vendosmëri testimin e bërë, duke thënë se veprime të tilla nuk ndihmojnë në vendosjen e stabilitetit në rajon.Britania e Madhe e shfaqi hapur shqetësimin e saj. Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i cili ndodhej në një vizitë në Kinë, tha se shteti i tij e kundërshton testimin e armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, duke u shprehur vlerësim edhe për qëndrimin e zyrtarëve të Pekiniit./Oranews.tv/