Treni i linjës Shkodër-Podgoricë përplas një mjet, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2016, 12:51
Treni i linjës Shkodër-Podgoricë ka përplasur një automjet dhe si pasojë 3 persona janë lënduar.Aksidenti hekurudhor ka ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e Varkës në Malësinë e Madhe.Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Ndërkohë që ditën e sotme reshjet e shumta të shiut kanë vështirësuar qarkullimin në të gjithë vendin. Kjo rrit edhe mundësinë e aksidenteve.